Kjo Gjermani është e frikshme: Spektakël dhe gola një Skocie inekzistente

14 Qershor 2024, 23:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Festa e Gjermanisë

Gjermania e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme Europianin që e luan në shtëpi. Lum golash mbi një Skoci të dobët dhe shfaqje e madhe e kampionëve të Nagelsmann

Ekipi i drejtuar nga Julian Nagelsmann fitoi 5-1 ndaj Skocisë, në ndeshjen hapëse të “Euro 2024” që u luajt në Mynih, në stadiumin “Allianz Arena”.

“Pancerat” e mbyllën pjesën e parë në avantazh të trefishtë, me golat e dy talenteve Florian Wirtz dhe Jamal Musiala, dhe një penallti të kthyer në gol nga Kai Havertz.

Plani i Julian Nagelsmann funksionoi që në fillim, edhe pse minutat e para të sfidës që çeli siparin e Euro2024 u karakterizuan nga nervozizmi në të dy kampet.

Në pjesën e dytë, Fullkrug, i ardhur nga stoli, shënoi edhe golin e katërt, ndërsa Skocia shënoi golin e nderit falë autogolit të Rudiger.

Në minutat shtesë, Emre Can vulosi rezultatin e ndeshjes me golin e pestë.

Britanikët ishin inekzistentë, pavarësisht tifozllëkut të madh në stadium.

Megjithatë ishte një Gjermani që iu fut frikën të gjithëve.

Video