Gjithçka gati! Ja si duket stadiumi ku do të luajë kombëtarja shqiptare përballë Italisë (FOTO)

14 June 2024, 16:28Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjithçka gati! Ja si duket stadiumi ku do të luajë

Gjithçka është gati në stadiumin “Signal Iduna Park” të Drtmundit, ku mbrëmjen e nesërme, më 15 qershor ora 21:00, kombëtarja shqiptare do të përballet me Italinë.

Flamujtë e të dy kombëtareve janë shpalosur tashmë në impiantin me 81,365 vende, ku sipas raportimeve në media, plot 50 mijë do të jenë tifozë shqiptarë.

Kuqezinjtë do të kenë ndeshjen e parë ndaj Italisë, më pas do të përballen me Kroacinë dhe Spanjën.

E sigurtë është që na presin emocione të forta pafund!



Video