“United States of Albania”/ Katër orë nga ndeshja me Italinë, nis marshimi i tifozëve kuqezi drejt stadiumit

15 Qershor 2024, 17:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis marshimi i tifozëve kuqezi drejt stadiumit

Katër orë para ndeshjes së mbrëmjes së sotme me Italinë, tifozët shqiptarë kanë nisur marshimin e tyre drejt stadiumit “Signal Iduna Park”.

Me këngë patriotike dhe kore në mbështetje të djemve të teknikut Silvinjo, turma masive po marshon nga pika e takimit në “Kampstraße/Reinoldikirche” dhe drejtohet nga djemtë e grupimit “TKZ”.

Ata mbajnë në duar një banderolë gjigante ku shkruhet “United States of Albania”, ndërsa nuk mungojnë thirrjet në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me kuriozitet pritet të shihet edhe performanca e tyre në tribuna, pasi 50 mijë shqiptarë do të krijojnë një “ortek” kuqezi në impiantin 81 mijë vendësh.

 

 

 

Video