Mesfushori spanjoll, Lamine Yamal, ka reaguar i revoltuar ndaj tifozëve të Spanjës për thirrjet anti-muslimane gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj Egjiptit në Barcelonë.
Tifozët spanjollë kënduan “Kush nuk kërcen është musliman”, një shprehje që Yamal e dënoi publikisht në një postim në Instagram. Ai u shpreh: “Këto thirrje ishin të drejtuara ndaj ekipit kundërshtar dhe jo ndaj meje personalisht, por si musliman ndjej mungesë respekti. Përdorimi i një feje për të tallur dikë në një fushë tregon injorancë dhe racizëm.”
Ai shton se futbolli është për t’u shijuar dhe për të mbështetur ekipin, jo për t’i munguar respekti njerëzve për atë që janë ose për atë që besojnë.
View this post on Instagram
Forca rajonale e policisë katalonase, Mossos d’Esquadra, ka nisur hetimet për këto thirrje, të cilat janë dënuar nga trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, dhe nga ministri i drejtësisë, Félix Bolaños.
Para ndeshjes, himni i Egjiptit u shoqërua me tallje dhe autoritetet u kërkuan tifozëve disa herë përmes sistemit të zërit publik të shmangnin komentet fyese. Një mesazh kundër diskriminimit u shfaq gjithashtu në ekranet e stadiumit.
Bolanos shkroi në rrjetet sociale: “Fyerjet dhe thirrjet raciste turpërojnë shoqërinë tonë. Ata që heshtin sot do të jenë bashkëfajtorë.”
Ndërsa trajneri De la Fuente shtoi: “Kam neveri të plotë ndaj çdo sjelljeje ksenofobe apo raciste. Ato janë të papranueshme.”
Spanja po priste Egjiptin, një vend me shumicë myslimane, në një ndeshje që fillimisht pritej të zhvillohej në Katar, por ndryshoi për shkak të tensioneve rajonale pas luftës në Iran. Ndër kundërshtarët e Spanjës në Kupën e Botës do të jetë dhe Arabia Saudite.