Shqipëria humbet edhe ndaj Ukrainës, paraqitje e dobët e kuqezinjve

31 Mars 2026, 22:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria humbet sërish, Ukraina fiton me dominim total

Pas humbjes në “play off” ndaj Polonisë, Shqipëria u mposht edhe në miqësoren ndaj Ukrainës.

Kuqezinjtë humbën 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në Valencia. Një sfidë e vuajtur për Shqipërinë, që u dominua totalisht nga ukrainasit.

Goli i vetëm për vendasit u shënua nga Hutsuliak në minutën e 46-të. Sulmuesi shfrytëzoi një krosim dhe shënoi me kokë.

Ukraina iu afrua edhe golit të dytë, por u ndal nga Strakosha në një rast dhe më pas nga shtylla.

Rastin më të mirë Shqipëria e kishte me Qazim Laçin, gjuajtja e të cilit u devijua në këndore nga portieri.


Video