Kosova një hap larg Botërorit, trajneri Foda: Turqia është e fortë, por do të japim gjithçka për fitore

30 Mars 2026, 14:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trajneri i Kosovës, Franco Foda

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, beson të kualifikimi në Botëror. Në konferencën para finales së “play off” ndaj Turqisë, tekniku i “dardanëve” u shpreh besimplotë për një rezultat pozitiv.

Foda vlerësoi Turqinë, duke thënë se është kundërshtar i fortë, por theksoi se shanset për kualifikim janë 50-50.

Po ashtu, ai u shpreh se Kosova do të japë gjithçka për të fituar, në atë që do të ishte një kualifikim historik.

Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë me kualitet, por edhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, shanset janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar.

Padyshim që shihet se është ngjarje shumë e rëndësishme. Po luajmë për kualifikimin në Botëror. Është mirë që jemi të motivuar, por ta mbajmë “kokën në vend”.

Natyrisht nuk do të zbuloj taktikën që do ta zbatoj në lojë. E rëndësishme është që i njohim forcat dhe dobësitë e Turqisë. Nesër të performojmë me idetë dhe parimet tona. Turqia është e fortë si në lojë ashtu edhe në kombinime. Loja e tyre bazohet në pasime të shkurtra, por me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi në kundërsulm.

90 apo 120 minuta? Nuk jam parashikues i të ardhmes, ndoshta do të ketë edhe penallti. Me rëndësi është që jemi të përgatitur për të gjitha mundësitë”, deklaroi Foda.

Ndeshja Kosovë-Turqi, do të luhet të martën e 31 marsit në Prishtinë, duke nisur nga ora 20:45.


Video