Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen dy lojtarë

27 Mars 2026, 20:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arlind Ajeti

Kombëtarja shqiptare u nis sot drejt Valencias, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës më 31 mars.

Dy nga lojtarët e skuadrës nuk do të udhëtojnë drejt Valencias: Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani.

Arlind Ajeti u zëvendësua gjatë pjesës së parë të ndeshjes Poloni – Shqipëri dhe, sipas vlerësimeve të para, ka pësuar një luksacion të shpatullës së majtë (scapolo-humerale). Për këtë arsye, ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme dhe do të kthehet në klub për vlerësimet përkatëse.

Ndërkohë, Ylber Ramadani do të kthehet në shtëpi, pasi gruaja e tij është shtatzënë dhe është gati për të lindur.


Video