Polonia na "nxori" nga Botërori/ Notat: Hoxha-Hysaj spikasin, Strakosha me paraqitje të dobët

27 Mars 2026, 09:30Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 2-1 me përmbysje të enjten në Varshavë kundër Polonisë, duke sjellë eliminimin nga faza play-off e Kupës së Botës 2026 që në fazën gjysmëfinale.

Ëndrra për të shkuar këtë verë në Amerikën e Veriut u shua për tanët nga golat e Lewandowskit dhe Zielinskit në pjesën e dytë, gjë që solli përmbysjen e golit të Arbër Hoxhës.

Pas ndeshjes 'FlashScore' bëri vlerësimet me nota për të gjithë protagonistët në fushë. Më të mirët për ekipin tonë ishin Arbër Hoxha dhe Elseid Hysaj, të vlerësuar me notën 7.3, ndërsa me notën shtatë u vlerësua Mario Mitaj.

Notë të dobët morën Thomas Strakosha, autor i një daljeje jo të studiuar në pësimin e golit të parë, Berat Gjimshiti dhe Nedim Bajrami, me këtë të fundit që kishte në këmbë golin e dytë për tanët, por goditje e tij përfundoi larg katërkëndëshit.

Notë pozitive për Armando Brojën dhe Stavro Pilon, dy futbollistët e hedhur në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë.

Më i miri i ndeshjes u shpall mesfushori polak, Sebastian Szymanski, i cili u vlerësua me notën 8.6, teksa notë pozitive edhe për Kiwior dhe Zielinskin.

Polonia na "nxori" nga Botërori/ Notat: Hoxha-Hysaj spikasin,


Video