Formacionet zyrtare: Kosova pa asnjë ndryshim, Montella bën 3 ndryshime te Turqia

31 Mars 2026, 19:38Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kombetarja e Kosoves

Kosova është vetëm një fitoreje larg ëndrrës së madhe për kualifikimin në Botëror. Dardanët presin në “Fadil Vokrri” Turqinë, në finalen e “play off”.

Pas eliminimit të Sllovakisë, tashmë djemtë e drejtuar nga Franco Foda, kanë mundësinë të bëjnë historinë, duke u kualifikuar në një Kupë Bote.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare, me të cilat dy përfaqësueset do të zbresin në fushë.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, nuk ka bërë asnjë ndryshim nga përbërja që fitoi në Sllovaki të enjten.

Formacioni i Kosovës:

Muriq: Vojvoda, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni: Hoxhaa, Muslija, Rexhbeçaj: Asllani, Muriqi.

Ndërkohë Vincenzo Montella i Turqisë ka bërë tre ndryshime, madje duke ndryshuar edhe modulin e lojës. Zelik Çelik do të luajë në vend të Mert Muldur, Ozan Kabak zëvendëson Samet Akaydin, ndërsa Baris Alper Yilmaz i Galatasarayt ka mbetur në stol. Në vend të tij luan Orkun Kokçu.

Formacioni i Turqisë:

Ugurcan: Çelik, Kabak, Bardakci, Kadioglu: Yuksek, Calhanoglu, Kokçu: Yildiz, Guler Akturoglu.

 


Video