Tifozi hedh në tokë flamurin shqiptar, futbollisti turk bën gjestin që askush nuk e priste (VIDEO)

1 April 2026, 17:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tifozi hedh në tokë flamurin shqiptar, futbollisti turk bën

Kosova humbi kundër Turqisë me një rezultat minimal duke mos arritur ëndrrën për të shkuar në Botëror.

Pas ndeshjes, një tifoz u fut në fushë me flamurin shqiptar duke e mbajtur në krahë.

Por për një moment ai e hodhi në tokë për të bërë foto me Milot Rashicën.

Duke qenë se askush nga futbollistët e Kosovës nuk po e ngrinte nga fusha, reagoi mbrojtësi i Turqisë, Abdulkerim Bardarkçi i cili e mori flamurin dhe ia dha Rashicës.

Një gjest i futbollistit turk që është vlerësuar shumë.

 


Video