Gjykata Kushtetuese dhe rasti i Gent Cakajt: Rama është i zëvend...
13 Dhjetor, 11:22Fokus
Kombëtarja shqiptare ka shkruar historinë. Për herë të parë, kuqezinjtë kanë siguruar kualifikimin për në “play off”-in e Botërorit.
Shqipëria triumfoi minimalisht ndaj Andorrës në transfertë dhe falë humbjes së Serbisë me Anglinë, ka siguruar vendin e dytë në grup.
Golin e vetëm dhe të fitores, e shënoi Kristjan Asllani në minutën e 67-të. Mesfushori u tregua i saktë në zonë, pas një asisti të marrë nga Uzuni.
Me këtë sukses, Shqipëria blindon vendin e dytë me 14 pikë, 4 më shumë se Serbia e vendit të tretë.
Ndeshja e fundit në grupin K, do të jetë të dielën e 16 nëntorit ndaj Anglisë në Tiranë.