Nis festa kuqezi në Andorra, 75% e stadiumit e mbushur me shqiptarë

13 Nëntor 2025, 20:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ka nisur festa kuqezi në shtetin e vogël të Andorrës, ku kombëtarja shqiptare do të kërkojë me ngulm tre pikët e fitores.

Qindra shqiptarë kryesisht nga Spanja dhe Franca por edhe nga shtete të tjera, si dhe ata që janë nisur nga Shqipëria, kanë mbushur rrugët dhe lokalet e vendit duke festuar me birra dhe muzikë.

Sipas asaj që raportohet, mbi 75% e stadiumit do të jetë e mbushur me tifozë shqiptarë.

Shqipërisë i duhet patjetër fitorja, ndërsa Anglia duhet të bëjë detyrën duke mundur Serbinë, në mënyrë që ne të sigurojmë një biletë për në fazën “play-off”.


Video