
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, thotë se ndeshja e nesërme kundër Andorës është “e vështirë”, por shprehet se Shqipëria s’ka qenë kurrë kaq afër play-off-it të Kupës së Botës.
Kuqezinjtë kërkojnë fitoren ditën e nesërme, për të patur një mundësi të përballen në Play-Off për një vend në Kupën e Botës, çka nëse do të ndodhte, do të ishte historike.
Çfarë prisni nga ndeshja e nesërme dhe a do të ketë ndryshime nga ndeshja që luajtët në Shqipëri kundër Andorrës?
Janë ndeshje të ndryshme sepse trajneri i Andorrës e njeh mirë ekipin e tij, pësojnë maksimumi dy gola edhe në Tiranë ishte e vështirë. Rezultatet e fundit tregojnë se ata janë ekip që luftojnë për çdo top dhe çdo centimetër
A mendon që fakti që luajnë në shtëpi do ketë diferencë të rezultati dhe a besoni se Shqipëria mund t’ia dalë për në botëror?
Po rritemi shumë, por po rriten edhe të tjerët. Diferencat në futboll vazhdojnë e bëhen më të vogla. Kur luan jashtë është ndryshe nga në shtëpi, shifrat e tregojnë këtë edhe për ne. Do bëjmë të pamundurën të arrijmë në botëror.
Ndeshje që duhet ta fitojmë, mund të tregoni diçka nga përgatitja për këtë ndeshje?
Ekipi do jetë i njëjtë për sa i përket shpirtit të garës, a do ketë një sulmues më shumë apo më pak janë çështje teknike, por ne jemi ekip që kemi krijuar identitet dhe kemi treguar se e ruajmë qetësinë dhe dalim nga situatat e vështira dhe gjejmë golin.