PSG fiton me goleadë ndaj Inter Miami të Messit dhe shkon në çerekfinale të Botërorit për Klube

29 June 2025, 20:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PSG fiton me goleadë ndaj Inter Miami të Messit dhe shkon në
PSG fiton me goleadë ndaj Inter Miami të Messit

Kur PSG gjen një Inter, golat bien si shiu. Pasi shkatërroi Interin e Inzaghit në finalen e Champions, skuadra e Luis Enriques i shënon katër gola Inter Miami të Messit duke u kualifikuar në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve.

Kampionët e Francës dhe të Evropës, triumfuan pa shumë vuajtje ndaj Inter Miami, me rezultatin e thellë 4-0.

Francezët mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, kur tundën rrjetën katër herë. Dopieta e shënuar nga Neves, goli i Hakimit dhe autogoli i Aviles, i dha suksesin skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique.

Në krahun tjetër, Inter Miami u duk i pafuqishëm për të reaguar ndaj PSG-së, që konfirmoi edhe njëherë tjetër forcën, duke i kursyer amerikanët në pjesën e dytë.

Në çerekfinale, parisienët do të përballen me fituesin e duelit Flamengo-Bayern Munich.


Video