Taulant Xhaka bëhet trajner-lojtar te klubi i shqiptarëve në Zvicër

27 Qershor 2025, 22:29Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taulant Xhaka bëhet trajner-lojtar te klubi i shqiptarëve në Zvicër

Ish-futbollisti i Kombëtares, Taulant Xhaka, ka surprizuar me të ardhmen e tij pas largimit nga FC Basel, duke u prezantuar së fundmi si trajner-lojtar i skuadrës shqiptare Dardania Basel, e cila është pjesë e ligës së katërt në Zvicër.

34-vjeçari do të drejtojë dhe njëkohësisht do të luajë për ekipin që administrohet nga pronarë shqiptarë në Zvicër.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një deklarate në rrjetet sociale, ku theksohet se Xhaka do të ketë në krah ndihmës trajnerin Argjent Trukaj.

Njoftimi i FC Dardania Basel:

“Të nderuar anëtarë dhe sportdashës të klubit FC Dardania, mirë se vjen, legjendë!

Taulant Xhaka bëhet trajner-lojtar te klubi i shqiptarëve në

Me krenari dhe respekt të madh, mirëpresim në mesin tonë një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar – Taulant Xhaka dhe ndihmës trajnerin Argjent Trukaj.

Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj.

Prania jote nuk është vetëm një forcim për skuadrën, por edhe një nder për gjithë komunitetin tonë.

Jemi një – dhe sot jemi më të fortë me ty!”

Video