Viktor Gyokeres, ëndrra e Milan, Igli Tare ka një buxhet ekstra për një sulm yjor

27 Qershor 2025, 19:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Viktor Gyokeres, ëndrra e Milan

Milani ka shfaqur interes për Viktor Gyokeres, sulmuesin suedez që vjen nga një sezon me 53 gola te Sporting Lisbona.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 70 milionë euro, një shumë e lartë për standardet e klubit kuqezi. Konkurrenca për shërbimet e 27-vjeçarit është e madhe, me Arsenalin që për momentin duket favorit për shërbimet e tij.

Por Igli Tare ka një ekstra buxhet të mjaftueshëm për këtë operacion dhe synon ta bindë lojtarin me projektin sportiv të Milanit.

Shitjet e Tijjani Reijnders, Theo Hernandez, Alvaro Morata dhe Malick Thiaë kanë sjellë mbi 140 milionë euro në arkat e klubit.

Këto të ardhura i japin Milanit mundësinë për një investim të madh në merkato.

Sipas “Sportmediaset”, Gyokeres mbetet objektivi kryesor, por alternativa të tjera po ndiqen gjithashtu. Milan ndjek edhe sulmues të tillë si Vlahovic, Mitrovic, Retegui, Embolo, Gonçalo Ramos e të tjerë.

Milan do të mendohet mirë sepse bëhet fjalë për qendërsulmuesin e Milanit të së ardhmes. Dhe është një zgjedhje që nuk duhet të bëhet gabim.

 

Video