
Juventus u shkatërrua nga Manchester City në ndeshjen e fundit të grupit G të Botërorit për Klube dhe u kualifikua në të tetat e finales si ‘e dyta’ e grupit të saj: në turin e parë me eliminim direkt do të përballet me Real Madrid. Paraqitja e bardhezinjve ishte e pamjaftueshme në të gjitha drejtimet dhe një nga temat e diskutimit gjatë dhe pas ndeshjes së luajtur në Orlando ishte performanca e Dusan Vlahovic.
Fabrizio Ravanelli e kritikon serbin pas qortimeve që ai i bëri Yildiz gjatë Juventus-Manchester City: “Nuk është e hijshme, ndoshta ka pak tepër ego.”
Sulmuesi serb shënoi golin e 2-5 në fazën përfundimtare të ndeshjes por Fabrizio Ravanelli, në studiot e Mediaset, e kritikoi në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë: “Vlahovic bëri vërtet një gol të bukur, duhet vlerësuar si u shkëput nga mbrojtja dhe si goditi, zgjedhja teknike me të brendshmen që e çoi topin në shtyllën e dytë. Bëri një gol të bukur por paraqitja ishte e pamjaftueshme. E shoh gjithmonë të nervozuar”.
Debati me Yildiz
View this post on Instagram
Vlahovic u vu re edhe për faktin që i bëri vërejtje Kenan Yildiz në disa situata loje dhe kjo nuk i ka pëlqyer ish-sulmuesit të Juventus dhe aktualisht drejtues te Olympique Marseille: “Nuk është e hijshme të shohësh një lojtar që qorton një shok skuadre, siç bëri në disa momente me Yildiz. Ndoshta ka pak tepër ego. Besoj që kur luan me lojtarë shumë të fortë duhet të përfitosh prej tyre për të bërë paraqitje të mëdha. Yildiz është një vlerë e shtuar dhe ta kesh në skuadër me ty është diçka e jashtëzakonshme”.
Së fundi, Fabrizio Ravanelli foli për humbjen e Juves duke theksuar vështirësitë mbrojtëse të skuadrës bardhezi: “Në dy ndeshjet e para Juve kishte gjetur dy kundërshtarë që nuk ishin në nivel. Juve sonte tregoi vështirësi të mëdha teknike, taktike dhe fizike. Është një Juve për t’u rishikuar, mangësi të mëdha në nivel mbrojtës”.
Ish-sulmuesi bardhezi theksoi gjithashtu vështirësinë për të mbrojtur hapësirat edhe pse vendosnin nëntë lojtarë pas vijës së topit: “Janë bërë gabime në pozicionime dhe në mbulime”.