
Dy lojtarë të Kombëtares mund të ndryshojnë ekip në këtë merkato vere.
Bëhet fjalë për Enea Mihajn dhe Ylber Ramadanin.
Për pak ditë, Mihaj del lojtar i lirë në merkato, pasi i përfundon kontrata me Famalicao-n.
Interesimet për mbrojtësin kanë qenë të shumta, ndërsa së fundmi në gjurmët e tij janë vënë dy klube.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, interes për 27-vjeçarin kanë treguar Cremonese dhe Verona. Dy klubet do të luajnë në Serie A dhe janë në kërkim të përforcimeve për prapavijën.
Sa i përket Ramadanit, mesfushorin e kërkojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Klubi i Al Ain, i ka ofruar futbollistit një pagë prej më shumë se 1 milion eurosh në sezon dhe një kontratë 3-vjeçare.
Megjithatë pengesë edhe Lecce, klub që zotëron kartonin e mesfushorit.
Italianët kërkojnë të paktën 7 milionë euro për shërbimet e shqiptarit dhe nuk do të negociojnë për asnjë shifër tjetër poshtë kësaj shume.