Neuer merr kartonin e parë të kuq në karrierë, Bayern eliminohet nga Kupa

4 Dhjetor 2024, 13:50Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Neuer, kartoni i kuq

Bayern Munich u eliminua nga Kupa e Gjermanisë në fazën e 1/8-ve, pasi u mposht minimalisht nga Bayer Leverkusen në shtëpi.

Bavarezët u detyruan të luajnë me një lojtar më pak nga minuta e 17-të, kur Manuel Neuer u ndëshkua me karton të kuq.

Portieri 38-vjeçar bëri një dalje të gabuar jashtë zonës dhe për shkak të ndërhyrjes së tij, u ndëshkua me atë që ishte kartoni i parë i kur në karrierë për gjermanin.

Sa i përket ndeshjes, golin e vetëm për Leverkusen e shënoi Tella në minutën e 69-të, për t’i dhënë kualifikimin për në çerekfinale.

 


Video