Qazim Laçi shkëlqen në Çeki (VIDEO)

4 Dhjetor 2024, 11:41Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qazim Laçi

Qazim Laçi ishte më i miri në fushë në fitoren 4-1 të Sparta Prague ndaj Karvina në kampionat.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare realizoi golin e dytë nga goditja e dënimit dhe dha asist në të katërtin.

Një paraqitje e shkëlqyer pasi krijoi dhe raste të tjerë të rrezikshëm dhe ishte i saktë në 90% të pasimeve të tij. Me këtë sukses Sparta Prague forcon pozitën në krye të renditjes me 44 pikë, 8 larg ndjekësit më të afërt.

Ndërsa futbollisti i Kombëtares Shpresa, Arda Kurtulan ishte vendimtar në fitoren e arritur nga Adana Demirspor në Kupën e Turqisë. Goli i Kurtulan në pjesën e parë shtesë ishte përcaktues në suksesin 4-3 ndaj Sebat Gençlik. Këtë sezon 22-vjeçari po aktivizohet më shumë me ekipin e Superligës së Turqisë.

 


Video