Skandali me emërimet në Doganën e Përgjithshme/ Denoncim në VoxN...
8 Maj, 12:58Fokus
Atalanta e Berat Gjimshitit pa “frena” në Serinë A.
Skuadra bergamaske regjistroi triumfin e pestë radhazi dhe të 10-in në 14 javë, duke vijuar me hapa kampioni në elitën e futbollit italian.
Atalanta shkon në –1 pikë nga Napoli kryesues.
Zikaltrit mposhtën mbrëmjen e sotme Romën në “Olimpico” me rezultatin 0-2 duke i zhytur në vendin e 15-të të renditjes me vetëm 2 pikë larg Komos së vendit të 18-të.
Golat për Atalantën në mbrëmjen e sotme i realizuan De Ron në minutën e 69-të dhe Zaniolo në të 89-ën.
Për sa i përket Berat Gjimshitit, kapiteni i Kombëtares shqiptare, u aktivizua nga stoli, duke u hedhur në fushën e lojës në minutën e 83-të.
Në duelin e radhës Atalanta do të presë Milanin, ndërsa Roma pret Leçen.