Ismajli zgjidhet në formacionin e muajit në Serie A, portieri i Kosovës në atë të Premier League

2 Dhjetor 2024, 19:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ismajli dhe Muric

Ardian Ismajli është një nga lojtarët më të spikatur në Serie A këtë sezon. Mbrojtësi i Shqipërisë, vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij, me fanellën e Empolit.

Falë formës së shkëlqyer të treguar, Ismajli është zgjedhur në formacionin më të mirë të muajit Nëntor në Serie A, nga faqja e statistikave “WhoScored”.

Ismajli zgjidhet në formacionin e muajit në Serie A, portieri i

Vlerësim i rëndësishëm për shqiptarin, që vjen në një kohë kur emri i tij përflitet në klube të mëdha si Inter, Fiorentina, Juventus dhe Napoli.

Paraqitje të jashtëzakonshme ka bërë në Premier League edhe portieri i Kosovës, Aro Muric, me fanellën e Ipswich.

Falë pritjeve të tij të shkëlqyera, Muric është zgjedhur në formacionin e muajit nëntor në elitën e futbollit anglez, me emra si Salah, Fernandes dhe Marzaoui.

Ismajli zgjidhet në formacionin e muajit në Serie A, portieri i



Video