Abuzime edhe me të sëmurët mendorë, si u shtuan kostot e ndërtim...
5 Dhjetor, 22:19Fokus
Milani ka fituar pastër 3-0 kundër Empolit nën mjegullën e "San Siro-s" dhe pas dy barazimeve radhazi ka marrë pikët e plota.
Të besuarit e Fonsecas kaluan në epërsi pas 19 minutave lojë me spanjollin Alvaro Morata.
Në fundin e pjesës së parë, pasimi final i Pulisic u shfrytëzua nga Reijnders që gjeti golin e qetësisë.
Në pjesën e dytë sërish holandezi Reijnders do përfitonte nga asisti i Fofana dhe do vuloste shifrat për 3-0, duke bërë që Milani me 22 pikë të mbetet në vendin e shtatë.
Ndërkohë Empoli me 16 pikë qëndron në vendin e 10-të, teksa Ardian Ismajli luajti 90 minuta me shiritin e kapitenit dhe ishte ndër më të vlerësuarit për të tijët, pavarësisht humbjes.