Lojtari dhe trajneri më i mirë i vitit, FIFA tregon EMRAT e nominuar për "The Best"!

29 Nëntor 2024, 11:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"The Best"

Fillimi i vitit të ri do shohë ceremoninë "The Best", të organizuar nga FIFA për të shpallur lojtarin dhe trajnerin më të mirë për vitin që po lëmë pas, kjo në bazë të paraqitjeve dhe votimeve.

FIFA ka prezantuar një ndryshim të madh sa i përket votimit.

Deri më tani në përzgjedhje kanë marrë pjesë kapitenët dhe trajnerët e të gjitha kombëtareve të botës, si edhe gazetarët, por tashmë tifozët do të kenë mundësinë të votojnë për një nga 11 kandidatët.

Votimi do zgjasë deri në datën 10 dhjetor në faqen e FIFA-s.

Shumica e lojtarëve në listën e të nominuarve janë nga Reali, gjashtë prej tyre: Dani Carvajal, Federico Valverde, Jude Bellingham, Toni Kroos (i tërhequr), Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, i cili së bashku me Rodrigo (Manchester City) është kandidati kryesor për trofeun.

Pas "luftës" për "Topin e Artë" dhe triumfit të mesfushorit të Cityt, duket se Vinicius do kërkojë "hakmarrjen".

Në garë janë edhe Erling Haaland (Manchester City), Florian Wirtz (Bayer Leverkusen), Lamine Yamal (Barcelona), si dhe Lionel Messi (Inter Miami), i cili vitin e kaluar mori këtë çmim prestigjioz për të tetën herë në karrierën e tij.

Në garën për trajnerin më të mirë janë Carlo Ancelotti (Real Madrid), Lionel Scaloni (Argjentinë), Luis de la Fuente (Spanjë), Pep Guardiola (Manchester City) dhe Xabi Alonso (Bayer Leverkusen).

Video