Abuzime edhe me të sëmurët mendorë, si u shtuan kostot e ndërtim...
5 Dhjetor, 22:19Fokus
Myrto Uzuni nuk ndalet së shënuari në La Liga 2, me fanellën e Granadës. Sulmuesi shqiptar gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionat, këtë herë në humbjen 2-1 ndaj Almeira.
Uzuni shënoi në fundin e pjesës së parë, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij, e cila u përmbys në pjesën e dytë.
Ky gol, ka vlerë të veçantë për beratasin, pasi futet në historinë e klubit të Granadës.
Uzuni shkon në kuotën e 44 golave me fanellën e skuadrës spanjolle, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, së bashku me El Arabi, i cili ka shënuar më parë të njëjtin numër golash.
Synimi i 29-vjeçarit është të gjejë një tjetër gol, që do e bënte atë si lojtarin e vetëm me më shumë gola në histori të Granadës.