Ivan Gvozdenoviç largohet pas 2 vitesh nga drejtimi i Skënderbeut

1 Dhjetor 2024, 11:35Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ivan Gvozdenoviç

Ivan Gvozdenoviç është larguar nga Skënderbeut pas humbjes 1-0 në transfertën e djeshme me Laçin. Kështu korçarët janë aktualisht pa trajner.

Ka qënë vetë trajneri ai që i ka kërkuar presidentit Ardjan Takaj largimin nga kjo skuadër. Duket se rezultatet e dobëta kanë qenë ato që e kanë shtyrë atë ti paraqesë dorëheqjen presidentit Takaj, i cili e ka pranuar.

46-vjeçari ishte dhe trajneri më jetëgjatë te një klub i Superiores. Ai mor drejtimin e Skënderbeut prej 26 nëntorit të vitit 2022 duke e kthyer në Superiore nga Kategoria e Parë.

Njoftimi për largimin është bërë në faqen zyrtare të klubit korçar ku trajneri falenderohet për kontributin e tij.

Skënderbeu aktualisht mban vendin e parafundit me pikë të barabarta sa Bylisi i vendit të fundit në 15 javë të luajtura.


Video