Mundën Argjentinën, Princi i Arabisë Saudite do t'i dhurojë një "Rolls Royce" çdo lojtari

25 Nëntor 2022, 13:35Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas fitores në ndeshjen e tyre në grup kundër Argjentinës, të gjithë lojtarët e Arabisë Saudite do të shpërblehen me një Rolls Royce secili.

Shpërblimi është nga princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, i cili do t’u japë atyre nga një Rolls Royce Phantom secilit.

Lojtarët saudit përmbysën rezultatin duke marrë një fitore shokuese me Argjentinën e Leo Messi-t.

Pas fitores, Mbreti Salman i Arabisë Saudite shpalli një festë publike në vend për të shënuar fitoren mahnitëse të kombëtares.

Skuadra tani kryeson Grupin C me tre pikë pas fitores së tyre ndaj amerikanëve të jugut. Ata do të takohen nesër me Poloninë në orën 21:00.

Sipas Harian Metro, kjo nuk është hera e parë që mbretërit arabë saudit u jepnin një Rolls Royce lojtarëve të tyre.

Në vitin 1994, sulmuesi i saj Saeed Al-Owairan, i cili shënoi një gol kundër Belgjikës që u konsiderua si një nga golat më të bukur të Kupës së Botës të të gjitha kohërave, mori gjithashtu një shpërblim të ngjashëm.

 

 

Video