Irani triumfon në sekondat e fundit ndaj Wellsit

25 Nëntor 2022, 13:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Irani ka harruar humbjen e thellë 6-2 ndaj Anglisë duke fituar 0-2 ndaj Wellsit.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë Wellsi ishte më i miri me një dominim të topit, ndërsa në të dytën Irani kishte më shumë raste të pastra shënimi.

Por për të ardhur te goli, duhe të të prisnim minutën e 98′ kur Irani të gjente golin me Cheshmi, ndërsa një minutë më vonë Rezaeian dyfishoi shifrat.

Wellsi mban vendin e fundit me 1 pikë, ndërsa Irani i 2 me 3 pikë. Në ndeshjen e radhës, Wellsi luan ndaj Anglisë, ndërsa Irani ndaj SHBA.

Ndërkohë, në këtë Botëror u shënua dhe kartoi i parë i kuq, teksa portieri i Wellsit, Hennessey, u ndëshkua në minutën e 86′. 

Video