Formacionet zyrtare Brazil-Serbi, Richarlison dhe Mitroviç marrin “frerët” e sulmeve

24 Nëntor 2022, 19:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas rreth një ore, Brazili i drejtuar nga Tete do të startojë rrugëtimin, në “Katar 2022”, kundër një rivali tepër interesant siç është Serbia.

Brazili do të rreshtohet me formacionin 4-1-2-3, ku mes shtyllave do të qëndrojë gardiani i Liverpool, Alisson. Mbrojtja do të përbëhet nga Thiago Silva dhe Marquinhos në qendër, me dyshen e Juventusit, Alex Sandro dhe Danilo, të cilët do të qëndrojnë në të majtë dhe të djathtë të mbrojtjes. I vetëm përpara mbrojtjes do të qëndrojë Casemiro dhe para tij do të vendosen Lucas Paqueta dhe Neymar. Treshja e sulmit do të jetë potente me Vinicius Junior dhe Raphinha në krahët e sulmit, të cilët do të suportojnë Richarlisonin, të vetëm në sulm.

Në krahun tjetër, Serbia paraqitet me formacionin 3-4-2-1, ku në portë do të qëndrojë Vanja Milinkoviç-Saviç. Mbrojtja do të përbëhet nga Pavloviç, Veljkoviç dhe Milenkoviç. Mesfusha do të jetë e fortë fizikisht me Mladenoviç, Gudelj, Lukiç dhe Zivkoviç rreshtuar nga e majta në të djathtë. Sulmi pritet të jetë potent me Sergej Milinkoviç-Saviç dhe Dusan Tadiç, të cilët kanë për detyrë furnzimin me topa të bomberit, Aleksandër Mitroviç.

Formacionet zyrtare Brazil-Serbi, Richarlison dhe Mitroviç marrin

Video