‘Masakër’ në Anfield, Liverpool shfryn ndaj Bournemouth, Haaland nderon City-n

27 August 2022, 18:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Masakër’ në Anfield, Liverpool shfryn ndaj Bournemouth,

Pas dy barazimesh dhe humbjes ndaj Manchester United, Liverpool shfryu ndaj Bournemouth, Manchester City-n e nderoi Haland, ndërsa Chelsea fitoi edhe pse me dhjetë lojtarë në fushë.

Premier League dhuroi spektakël në javën e katërt. Në “Anfield Road”, Liverpool i Jurgen Klopp shkatërroi 9-0 skuadrën modeste të Bournemouth, duke shënuar pesë gola në pjesën e parë dhe katër të tjerë në të dytën.

Blerja e verës, Diaz hapi serinë e golave që në minutën e tretë dhe e mbylli atë në minutën e 85. Në mes shënuan Elliot, Arnold, van Dijk, Firmino dy herë, Carvalho dhe një autogol i Mempham.

Ndërkohë, City i Pep Guardiolas përmbysi një disavantazh të dyfishtë ndaj Cristal Palace, ku tre gola mbajnë vulën e Haaland dhe një nga Silva. Ndeshja u mbyll 4-2.

Chelsea pati sfidën më të vështirë përballë Leicester në shtëpi. ‘Blutë’ e Londrës e panë veten që në minutën e 28 me dhjetë lojtarë në fushë pasi Gallagher mori kartonin e dytë të verdhë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, në të dytën dy gola të shpejtë të Sterling i dhanë avantazhin vendasve, ndërsa Leicester rihapi pa sukses takimin në minutën e 67 me Barnes.

 


Video