Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një ndryshim historik në futbollin iranian ndodhi në ndeshjen e kësaj jave në kampionat mes Esteghal dhe Mes Kerman ku kjo sfidë u ndoq nga 500 femra që ishin prezente në stadium.
Kjo ishte hera e parë në mbi 40 vite që një ndeshje futbolli në Iran u lejua të luhej në stadium me prezencën e femrave pas një ligji që ndalonte prezencën e tyre në eventet sportive.
Kjo ngjarje cilësohet si një hap shumë i madh nga ana e qeverisë Iraniane në luftën për barazinë gjinore.