Nga Igli Tare te Dukagjin Lipa, kush janë VIP-at që po ndjekin nga afër Florian Markun (FOTO)

25 August 2022, 21:54Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga Igli Tare te Dukagjin Lipa, kush janë VIP-at që po ndjekin nga
Igli Tare dhe Lorik Cana

Mes tifozëve të shumtë për të ndjekur nga afër Florian Markun në ringun e improvizuar në “Air Albania” ndodhen edhe mjaft figura të famshme sportive, por edhe personazhe nga politika.

Dy legjenda të Kombëtares, Igli Tare dhe Lorik Cana po presin pranë ringut të shohin performancën e “Albania King”.

I pranishëm është edhe babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ambasadori britanik në Tiranë, deputeti Taulant Balla, etj.

 



Video