Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ballkani, ekipi i parë kosovar në histori që do të luajë në një fazë grupesh të një kompeticioni europian do të përballet me kundërshtarë të fortë në fazën e grupeve të Conference League.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja ka rënë në Grupin G, me turqit e Sivasporit, rumunët e CFR Cluj dhe dhe çekët e Slavia e Pragës.
Bazeli i Taulant Xhakës ka rënë në Grupin H, me Slovan Bratislavën, Zalgiris dhe Pjunik.
Mes klubeve më me emër që bëjnë pjesë në grupet e Conference League janë Vilarreali, Uest Hemi dhe Fiorentina, apo AZ Alkmar.