
Pa shumë shkëlqim në fushë dhe e luftuar deri në sekondat e fundit, Manchester United siguroi tri pikë me mjaft vlerë, që veç ngjitjes në renditje i japin edhe sigurinë e vazhdimësisë.
“Djajtë e Kuq” fituan minimalisht 0-1 në fushën e vështirë të Southampton.
Heroi i ndeshjes ishte mesfushori Bruno Fernandes. Portugezi shënoi në minutën e 55 të takimit golin e vetëm të ndeshjes.
Ronaldo e nisi sërish nga stoli, për t’u aktivizuar vetëm në minutën e 70-të në vend të Sanchos. 10 minuta lojë pati edhe për Casemiron, blerjen më të rëndësishme të United në këtë sezon për mesfushën, që trajneri Ten Hag shpreson t’i rikthejë ekuilibrin e munguar në sezonin e kaluar.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi në katër ndeshje të Manchester United për këtë sezon. Javën e kaluar, “Djajtë” mposhtën Liverpool në shtëpinë e këtyre të fundit, ndërsa në dy ndeshjet e para humbën.