Kastrioti kërcënon Partizanin, Teuta dhe Egnatia fundosin Dinamon dhe Skënderbeun

24 April 2022, 19:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kastrioti kërcënon Partizanin, Teuta dhe Egnatia fundosin Dinamon dhe

Ndalet Tirana, fitore shumë të rëndësishme për Egnatian dhe Teutën, ndërsa Dinamo zhytet edhe më shumë në një krizë nga e cila nuk arrin të dalë duke koleksionuar një tjetër humbje bashkë me Skënderbeun dhe tashmë janë pothuajse dy skuadrat që rrezikojnë shumë për t’u rrëzuar një kategori më poshtë.

Java e 30-të u mbyll me tre sfidat e luajtura në të njëjtën orë ku goditjen më të rëndësishme e bëri Kastrioti me fitoren 1-0 në “Selman Stermasi” ku Tirana u rikthye pas 8 muajsh.

Triumfi i gjashtë rresht për skuadrën e Emiljano Çelës që ngacmon Partizanin me vetëm 3 pikë diferencë nga vendi i tretë. Humbje pa dhimbje për bardheblutë që e shtyjnë festën e titullit për javën tjetër.

Gjen suksesin edhe Teuta në Elbasan 2-0 kundër Dinamos ku golin e parë e shënoi Rubin Hebaj që mban distancën me Egnatian e cila arriti të imponohej në Korçë me golin e të përhershmit, Demir Imeri.

36 pikë për rrogozhinasit, 2 më shumë për kampionët në fuqi që për momentin janë jashtë zonës “play out” dhe duket se kjo do të jetë beteja e vërtetë e pjesës së poshtme të klasifikimit deri në javën e fundit.

 


Video