‘Frika’ e pësimit mbyll në barazim Vllazninë me Partizanin

23 April 2022, 19:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Frika’ e pësimit mbyll në barazim Vllazninë me

Në Shkodër u luajt kryesfida e kësaj jave të Superiores nën frikën e hapit fals dhe shkeljes në dërrasë të kalbët që do të çonte njërën nga skuadrat jashtë luftës për në Europë.

E mes kësaj frike, ndeshja u mbyll pa fitues. Vllaznia dhe Partizani morën nga një pikë pas barazimit pa gola në “Loro Boriçi”. Pika pak u shërben të dyja ekipeve, ndërsa fituesi i madh i këtij barazimi është Kukësi, që mban vendin e tretë i patrazuar dhe me një ndeshje mangët.

Kukësi ka 45 pikë, ndërsa me pikën e fituar Partizani vijon të renditet në vendin e katërt me 43 pikë, 1 më shumë se Vllaznia e vendit të pestë.

Vllaznia nga ana tjetër, veç kampionatit ka edhe një shpresë tjetër për t’u hedhur në Europë, Kupa ku është ende në lojë.


Video