Mbappe te Real Madrid, konfirmimi vjen nga Roberto Carlos

21 April 2022, 20:20Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbappe te Real Madrid, konfirmimi vjen nga Roberto Carlos

Kylian Mbappe prej kohësh është i lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madrid. Sulmuesi francez është në përfundim të kontratës me PSG dhe nuk do të rinovojë.

E ardhmja e yllit 23-vjeçar pritet të jetë në Madrid dhe këtë e ka konfirmuar, legjenda braziliane, Roberto Carlos.

Ky i fundit që mban postin e ambasadorit te Reali, i pyetur nga tifozët për Mbappe, u shpreh: “Ai po vjen”.

Mbappe ishte lidhur me një kalim te Real Madrid edhe në merkaton e verës së kaluar, por kjo nuk u arrit, sepse PSG nuk pranoi ofertën e spanjollëve.

 


Video