United nuk humb kohë, dhurata e parë për Ten Hag vjen nga Juventus

21 April 2022, 17:35Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
United nuk humb kohë, dhurata e parë për Ten Hag vjen nga
Erik ten Hag

Manchester United ka njoftuar se Erik ten Hag do të jetë trajneri i ardhshëm i ekipit.

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, tekniku aktual i Ajax, do të ulet në stolin e “Djajve të kuq”, me të cilët ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Drejtori sportiv i United, John Murtough, u shpreh: “Në 4 vitet e fundit, Erik ka treguar që është një nga trajnerët më të suksesshëm në Europë. Ai është i famshëm për lojën tërheqëse dhe sulmuese të skuadrës që ka drejtuar, si dhe për punën e mirë që bën me të rinjtë”.

Dhurata e parë

Nga momenti në të cilin Juventusi ka lajmëruar vendimin për të mos rinovuar kontratën e numrit 10 bardhezi, ka nisur një telenovelë në lidhje me të ardhmen e Paulo Dybala.

La Joya është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Serisë A dhe për të interesohen shumë skuadra brenda dhe jashtë Italisë. Mundësia për të siguruar një lojtar të kalibrit të tij pa shpenzuar asnjë euro për kartonin është një rast i artë.

E ardhmja Dybala mund të ketë ndryshuar në momentin kur Manchester United ka vendosur të marrë Erik ten Hag në vend të Ralf Rangnick.

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, trajneri i Ajax-it do të marrë drejtimin e Djajve të Kuq. Sipas Don Balon, dhurata e parë për Ten Hag në rast të kualifikimit në edicionin e ardhshëm të Champions-it do të jetë pikërisht ylli i Juventusit.

Pengesa e madhe për klubin anglez mund të jetë Interi, me Marottan që e ndjek prej kohësh argjentinasin dhe mund të vendosë ta përshpejtojë operacionin për zbarkimin e tij në Milano.


Video