Interi në finalen e Kupës së Italisë, por me sa polemika

19 April 2022, 23:30Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Interi në finalen e Kupës së Italisë, por me sa polemika

Interi është në finalen e Kupës së Italisë. Zikaltrit mundën Milanin me rezultatin 3-0 në derbin e 27 të Madoninës. Sfida e parë përfundoi në barazim pa gola.

Lautaro Martinez kaloi zikaltrit në avantazh në stadiumin “San Siro” pas 4 minutash lojë.

Pesë minuta nga fundi i pjesës së parë, sulmuesi argjentinas shënoi golin e dytë të lojës.

Benaccer shkurtoi diferencën në minutën e 67, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Por vendimi ishte i dyshimtë dhe ka hapur menjëherë polemika të shumta.

Interi e çoi rezultatin në 3-0 në minutën e 82’ të lojës me anë të Gosens.

Zikaltrit do të përballen me fituesin e takimit Juventus-Fiorentina, që luhet të mërkurën në mbrëmje.

Finalja do të zhvillohet më 11 Maj në stadiumin “Olimpico” të Romës.


Video