Barcelona synon një tjetër lojtar nga Milani

18 April 2022, 21:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Barcelona synon një tjetër lojtar nga Milani

Xavi Hernandez ka projektuar lojtarët që synon për të përforcuar organikën e Barcelonës së tij dhe mes ‘shopingu’ do të jetë edhe në Milano.

Sipas mediave sportive spanjolle, Barcelona ka gati një ofertë prej 50 mln eurosh për Leaon e Milanit. Shifra vlerësohet e lartë nisur nga fakti që kontrata e portugezit me kuqezinjtë përfundon në 2024.

Kjo dhe vullneti i lojtari do të jenë vendimtare për këtë transfertë, pasi nëse Leao do të kërkojë largimin, Milani mund të pranojë që ta shesë dhe për të arkëtuar 50 mln eurot, duke mos përsëritur gabimin me Kessie, që largohet me parametra zero në fund të këtij sezoni, po drejt Barcelonës.

Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë nëse Milani ndryshon pronarë, ku në garë janë disa investitorë arabë, që premtojnë 300 mln euro merkato për kuqezinjtë në sezonin e ardhshëm.

 


Video