
Dinamo është thuajse i rënë nga Superliga, që në sezonin e parë që e riktheu ekipin e tretë më të titulluar në vend në kampionatin elitar.
Kryeqytetasit humbën ndaj Laçit me rezultatin 2-1. Fitorja u jep kurbinasve qetësinë e pesë pikëve avantazh nga Kukësi i vendit të tretë, ndërsa për Dinamon, Kategoria Superiore duket një kapitull i mbyllur.
Kurbinasit shënuan dy golat në ekstremitetet e ndeshjes, fillimisht që në sekondat e para të takimit dhe më pas në minutat e fundit me anë të një 11-metërshi,
Kjo ishte humbja e radhës e Dinamos, që këtë kampionat e nisi mirë dhe në javët e parë u vlerësua për potencialin e organikës për të kapur të paktën një vend në kupat e europës.
Por, sot, ‘Blutë’ janë 8 pikë larg nga vendi i tretë, që të çon në Play Off.