
Interi ka fituar kundër Spezias duke marrë vendin e parë dhe në këtë mënyrë i bën presion Milanit që luan sonte kundër Genoas. Në stadiumin “Alberto Pico” Interi nuk i la asgjë rastësisë duke vendosur diktatin në fushë që në topin e parë për një fitore 3-1 me gola të Brozovic, Sanchez dhe Lautaro Martinez që u konfirmua bomberi zikaltër i këtij sezoni me 15 realizime.
Tre pikë shumë të vyera për Interin në betejën për titullin kampion dhe një ndeshje më pak se kundërshtarët, atë në transfertën e Bolonjës që në këtë pikë të sezonit mund të rezultojë vendimtare për fatet e skuadrës kampione të Serie A.
Përsa i përket sulmuesit shqiptar, Rey Manaj, ai u aktivizua 60 minuta pa u shfaqur asnjëherë rrezikshëm në zonën zikaltër.