Lukaku ka harruar të shënojë, humbet rastin flagrant para portës (Video)

17 April 2022, 21:59Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lukaku ka harruar të shënojë, humbet rastin flagrant para

Romelu Lukaku ka humbur vetëbesimin dhe e gjithë situata që e ka shoqëruar këto muaj të Chelsea e ka shndërruar në një sulmues të rëndomtë, që humbet edhe raste të pafalshme para portës.

I tillë ishte dhe rasti në ndeshjen e kësaj të diele, kur belgu ka bërë më të vështirën teksa brenda zonës së vogël të portierit e ka çuar topin në shtyllë.

Ndeshja u fitua nga Chelsea falë golave të Loftus-Cheek dhe Mount, ndërsa për Lukakun, një tjetër ndeshje për t’u harruar.

Sulmuesi belg është thuajse i larguar në fund të sezonit dhe përflitet për një rikthim të mundshëm në Serinë A te Interi. Sa për zëvendësuesin e tij, situata e krijuar te Chelsea për pronësinë pas largimit të Roman Abramovich e bën gjithçka të paparashikueshme, megjithëse po kërkohet nga tifozët rikthimi i Armando Brojës, që Chelsea ka huazuar te Southampton.

 


Video