Vllaznia ndalet nga Teuta, Partizani me Skënderbeun pajtohen pa gola

17 April 2022, 19:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vllaznia ndalet nga Teuta, Partizani me Skënderbeun pajtohen pa gola

Java e 29-të e Superiores u mbyll me dy ndeshjet Teuta-Vllaznia dhe Partizani-Skënderbeu, pa prodhuar asnjë fitues.

Vllaznia u ndal në barazim 1-1 ndaj Teutën në “Niko Dovana”, ndërsa Partizani u nda pa gola me Skënderbeun.

Në Durrës, Liridon Latifit me penallti në minutën e 60-të u dha avantazhin shkodranëve, në një takim por kampionët në fuqi i shpëtoi nga humbja Ivanoviç që shënoi në minutat shtesë të takimit.

Vllaznia vazhdon të mbajë vendin e 5-të në klasifikim me 41 pikë, ndërkohë Teuta rrezikon seriozisht “Play-Off” pasi është vetëm 2 pikë më shumë se Egnatia e vendit të 8-të.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në “Elbasan Arena” barazoi pa gola ndaj Skënderbeut në një ndeshje të vakët sa u takon rasteve. Korçarët janë pajtuar me faktin që sezonin tjetër do të luajnë në kategorinë e parë, ndërsa “Demat e Kuq” mbajnë vendin e katërt në klasifikim.

 


Video