Gjesti i tifozëve në stadium, Ronaldo: S'do e harrojmë kurrë

21 April 2022, 14:22Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjesti i tifozëve në stadium, Ronaldo: S'do e harrojmë

Kristiano Ronaldo ka reaguar pas gjestit të tifozëve të Liverpulit dhe Mançester Junajtid në stadium pas vdekjes së djalit të tij të porsalindur. 

Ai publikoi video të momentit kur tifozët kënduan së bashku ‘You’ll Never Walk Alone’ në minutën e shtatë të ndeshjes midis dy skuadrave dhe shkroi: “Një botë… Një sport… Një familje globale… Faleminderit, Anfield. Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment respekti dhe dhembshurie.”

37-vjeçari njoftoi në tetor 2021 se ai dhe partnerja e tij Xheorxhina Rodriguez do bëheshin prindër të binjakëve, një djali dhe një vajze.

Por mbrëmjen e së hënës, sulmuesi ndau me ndjekësit në Instagram lajmin tronditës ku zbuloi se vajza e tyre mbijetoi, por djali i porsalindur ndërroi jetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)


Video