
Një ndeshje e jashtëzakonshme për Granit Xhakën, që i dha fitoren Arsenalit përballë Manchester United në sfidën vendimtare për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.
“Topçinjtë” fituan 3-1 falë një paraqitjeje të shkëlqyer të tyre në fushë, ndërsa për United kjo ishte një ditë për t’u harruar.
Me Paul Pogba të dëmtuar dhe Bruno Fernandes krejtësisht jashtë forme i vetmi që ra në sy për ‘Djajtë’ ishte Ronaldo. Portugezi shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij pas rikthimit nga tragjedia familjare, ku humbi njërin nga binjakët e porsalindur.
Nuno Tavares kaloiArsenalin përpara vetëm pas tre minutash lojë pas gabimeve të Raphael Varane dhe Alex Telles. Tavares nuk e pati të vështirë që të shënojë pasi David de Gea devijoi goditjen e Bukayo Saka.
Saka shënoi të dytin nga penalltia në minutën e 32-të pas një faulli të shkaktuar nga Telles. United shtoi presionin dhe gjeti brenda pjesës së parë golin e ngushtimit të rezultatit me anë të Ronaldor.
Ai që shpërdroi mundësinë për të barazuar rezultatin ishte Bruno Fernandes që nga pika e bardhë e penalltive gaboi.
Për të vrarë ndeshjen mendoi Granit Xhaka në minutën e 70 kur lëshoi një predhë nga 25 metra distancë.
Xhaka goal for Arsenal against Manchester United pic.twitter.com/L2sOaYpyuc
— Live News (@LiveNewsForAll_) April 23, 2022