Verstapen ‘i vjedh’ në fund Sprintin Ferrarit të Leclerc (Video)

23 April 2022, 20:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Verstapen ‘i vjedh’ në fund Sprintin Ferrarit të Leclerc

Maks Verstapen tregoi në Imola se jo më kot është kampion bote në fuqi. Holandezi befasoi Ferrarin e Leclerc dhe i vodhi në finish garën e Sprintit në Formula 1.

Pas këtij rezultati, Verstapen do të niset i pari në garën e së dielës dhe fill pas tij Leclerc. I treti u rendit Perez, ndërsa i katërti Sainz, duke përforcuar bindjen e krijuar se ky kampionat do të diskutohet mes Ferrarit dhe Red Bull.

Kjo është gara e katërt e kampionatit, ku në tre të parat ka dominuar Ferrari me Leclerc dhe Sainz.

Në Bahrein, Ferrari mori vendin e parë dhe të dytë me Sainz dhe Leclerc pas tij, ndërsa Hamilton plotësoi podiumin.

Në Arabinë Saudite, Leclerc fitoi garën, Verstapen u rendit i dyti dhe Sainz i treti.

Në garën e Australisë, Perez u shpall kampion, ndërsa Leclerc u rendit i dyti.


Video