Kuvendi do hap TV "Media Hub" që do KUSHTOJË 500 mijë EURO!
20 Janar, 13:24Fokus
Cristiano Ronaldo do të jetë i pranishëm në ndeshjen hapëse të Portugalisë në Kupën e Botës 2026.
FIFA ka vendosur ta pezullojë portugezin vetëm me një ndeshje, dënim që është shlyer.
Sulmuesi 40-vjeçar u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Irlandës, pas një goditjeje me bërryl ndaj kundërshtarit.
Fillimisht ekzistonte rreziku që ai të dënohej me deri tre ndeshje pezullim.
Megjithatë, FIFA vendosi ta dënojë vetëm me një takim. Ky dënim është konsumuar tashmë në përballjen e fundit të Portugalisë ndaj Armenisë.
Si pasojë, Ronaldo është i disponueshëm për ndeshjet e para të Portugalisë në Botërorin 2026.
Ky do të jetë edicioni i gjashtë botëror në karrierën e tij.