Fifa i bllokon merkaton klubit të Superiores për tre sezone rresht

24 Nëntor 2025, 15:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Probleme në horizont për Vllazninë. FIFA ka bllokuar merkaton e shkodranëve, për 3 sesionet e ardhshme.

Pas këtij vendimi, ky klub nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj në vazhdim, në rast se nuk paguan detyrimet e gjyqit të humbur.

Në këto kushte, Vllaznia duhet të nxitojë për të shmangur më të keqen. Vlen të theksohet se në Shkodër bllokimi i merkatos nuk është për herë të parë, pasi edhe herë të tjera FIFA ka “trokitur” në derën e klubit.


Video