Interi është në shitje, po kërkohen blerës!

18 October 2022, 17:52Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Interi është në shitje, po kërkohen blerës!
Steven Zhang, presidenti i Interit

Interi është në shitje! Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja ‘Financial Times’, që ‘zyrtarizon’ kështu zërat e fundit nga shumë burime në lidhje me shitjen e mundshme të klubit zikaltër.

Sipas kësaj të përditshmeje, duke nisur nga kjo javë ndërmjetësit janë vënë në kërkim të blerësve. Më saktë, shitja e e klubit të Suning dhe familjes Zhang i është besuar ‘Goldman Sachs e Raine Group’, banka që ka kryer operacionin prej 2.5 miliardë stërlinash që solli shitjen e Çelsit.

"Sipas një personi shumë afër klubit, kolosi kinez ka gati një kapital prej 100 milionë eurosh me këste, - shkruhet në artikullin e FT, që përmbledh edhe administrimin e Suning në krye të Interit. – Po ky burim bën të ditur se Suning është i hapur për partnerë të rinj dhe do ta merrte në konsideratë shitjen e një kuote aksionesh në minorancë".

Janë zëra, që si bankat e përfshira në çështjen në fjalë, ashtu edhe klubi i Interit, kanë refuzuar t’i komentojnë në rrugë zyrtare.


Video